Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se prezenca e një shtypi të lirë e njëherit, të pavarur mbetet një shtyllë e rëndësishme e demokracisë.
Me anë të një postimi në rrjetion social Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende më lartë në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas Reporterëve pa Kufi (@RSF) Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.
On World Press Freedom Day we're proud to announce that according to Reporters without Borders (@RSF) ?? improved its standing by 22 places in 2 years for its journalistic environment. A free & independent press will always remain an important pillar of democracy & our country. pic.twitter.com/FJUGZjq5sA
— Albin Kurti (@albinkurti) May 3, 2023
Më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, urime për gazetarët kanë ardhur edhe nga krerë tejrë institucional dhe liderë të partive politike të vendit.


