KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj thotë se ShBA-ja dhe BE-ja e kanë një draft-statut për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën
Politikë

Haradinaj thotë se ShBA-ja dhe BE-ja e kanë një draft-statut për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën

Kosova News
Kosova News 14:41 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të papranueshëm draft-statutin e Asociacionit, të propozuar dje në Bruksel nga Ekipi menaxhues, i cili tashmë është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, Asociacioni është një e keqe e trashëguar, por i njëjti duhet të jetë domosdoshmërish në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Andaj, Haradinaj beson Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë një draft-statut për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova e ka të pamundshme me pranu një draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës edhe po të ishte edhe vullnet i kujtdo qoftë. Është ditur herët se si do të jetë rezultati i këtij Komisioni, është ditur se çka do të propozojë. Në fakt shkarkimi nuk është i vlefshëm, pasi ata kanë dhënë produktin, kjo në fakt nuk është shkarkim pasi ata e kanë kryer pjesën e vet të punës. Dalja për këtë është prapë te ndërmjetësit, meqenëse amerikanët dhe BE-ja janë në dijeni se statuti i Asociacionit nuk mund të jetë jokushtetues dhe joligjor. Pra, do të ishte e mirë ndërhyrja e tyre në këtë kohë dhe jo lufta mes palëve”, ka thënë Haradinaj.

Në një prononcim para gazetarëve në Kuvend, Haradinaj është shprehur se zgjidhja se si të vazhdohet tutje për themelimin e Asociacionit i takon ndërmjetësuesve të dialogut.

“Besoj shumë se zgjidhja tani është te amerikanët dhe BE-ja, që ata vetë të marrin ndërmjetësimin dhe të propozojnë një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën. Shpresoj shumë sidomos edhe te amerikanët që ata të marrin përsipër propozimin e një draft-statuti, i cili është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Rrjedha e logjikshme është kjo, unë jo se kam informacione por rrjedha e logjikshme është kjo. Besoj se edhe e kanë të shkruar amerikanët dhe evropianët një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën, por është dashur të konsumohet propozimi i parë i komisionit i cili është jo kushtetues”, ka thënë ai.

Konjufca: Ekipi menaxhues prezantoi interesat e Serbisë jo të Kosovës

Në anën tjetër, Haradinaj është shprehur se përmes nënshkrimit të Deklaratës për të Zhdukurit, Serbia e pranon faktin se ka ndodhur zhdukja me forcë apo dhunë në Kosovë.

“Besoj se është në rregull deklarata e këtillë. Është e arritura e parë e pranimit të faktit, ku pranohet nga pala serbe, pasi ata supozojnë se ka të zhdukur edhe nga Kosova. Por, është hera e parë që serbët e pranojnë faktin se ka ndodhur zhdukja me forcë ose me dhunë. Unë nuk e shoh ndonjë ndryshim në përmbajtje. Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare besoj se kjo ua siguron të gjithë palëve, mundëson me kërku drejtësinë në të ardhmen” ka shtuar ai.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel dje kanë nënshkruar deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, në takimin e tyre është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit nga ish-ekipi menaxhues, i cili sipas kryeministrit Kurti është i papranueshëm për Kosovën.

Shkarkimi i sotëm i katër serbëve të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit- morën detyrën gjatë Qeverisë Thaçi, Mustafa dhe Hoti (DOKUMENTE)

Gjithashtu lexoni:

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Kosova News 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?