Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kujtuar sot në përvjetorin e pesëdhjeteshtatë të lindjes, heron Ilaz Kodra.
Komandanti i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” ra heroikisht në fushëbetejë më 30 prill 1999 në fshatin Shtuticë, duke e mbrojtur popullatën e trevave të Drenicës nga sulmet shfarosëse të forcave ushtarake dhe policore të regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Sot e kujtojmë me pietet të thellë luftëtarin e paepur të orëve të para të luftës sonë çlirimtare dhe njërin ndër themeluesit e UÇK-së, Heroin e Kosovës, komandantin Ilaz Kodra. Komandanti i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” ra heroikisht në fushëbetejë më 30 prill 1999 në fshatin Shtuticë, duke e mbrojtur popullatën e trevave të Drenicës nga sulmet shfarosëse të forcave ushtarake dhe policore të regjimit gjenocidal të Serbisë”, ka shkruar Konjufca.
Ai tha se vepra e lavdishme e heroit të Kombit Ilaz Kodra na bashkon rreth idealeve të lirisë e atdhedashurisë dhe do të mbetet përherë shembull trimërie për ne dhe brezat e ardhshëm të popullit tonë.
“Kujtimi i heronjve, dëshmorëve dhe martirëve është i pavdekshëm. Vepra e tyre është e përjetshme. Lavdi Heroit Ilaz Kodra! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Konjufca.


