Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka filluar protestën të hënën me një minutë heshtje për punëtorët që kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti.
Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, protestuesit janë mbledhur nga ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe kanë vazhduar deri te Teatri Kombëtar.
Protestuesit kanë bërë thirrje për qeverinë dhe kompanitë që të punojnë, pasi sipas tyre gjendja e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës është e rëndë.
“Qeveri – kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, është panoja me të cilën kanë ndarë shqetësimin protestuesit.


