Në Kosovë, 1 Maji shënohet si një ditë e lirë nga puna dhe është një ditë për të festuar arritjet dhe kontributet e punonjësve në shoqëri. Megjithatë, si jo rrallëherë, punonjësit do e shënojnë me protestë.
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës proteston sot për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.
Protesta do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kujtojmë se sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ku në të gjithë botën punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre në punë.


