KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas fitores së shqiptarëve, në Veri vendosen flamuj të rinj kuqezi dhe të Kosovës
Lajme

Pas fitores së shqiptarëve, në Veri vendosen flamuj të rinj kuqezi dhe të Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 17:01 -30/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Flamujt kombëtarë dhe ata të Kosovës, të cilët prej vitesh valojnë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, janë zëvendësuar me të rinj.

Kështu raporton KoSSev, duke njoftuar se ata u vendosën në kryqëzimin e rrugës më të frekuentuar të këtij vendbanimi, e cila i përket pjesës veriore të Mitrovicës, gjegjësisht jo larg zyrës përfaqësuese të Vetëvendosjes.

Flamujt e rinj u vendosën vetëm pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ku Erden Atiq, kandidati i Vetëvendosjes, u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Çështja e flamujve në veri të Kosovës u ngrit edhe njëherë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat për shkak të bojkotit të serbëve fituan përfaqësuesit e partive shqiptare PDK dhe Vetëvendosje.

Flamujt e Kosovës janë vendosur menjëherë pas zgjedhjeve lokale edhe në stacione të caktuara të Policisë së Kosovës.

Flamuri i Kosovës valon pranë flamurit të Policisë së Kosovës, mbi derën hyrëse të stacionit në pjesën veriore të Mitrovicës. Mediat raportojnë se i njëjti flamur është vendosur dje në Leposaviq.

Në Zveçan, tash për tash nuk ka flamur të Kosovës në objektin e stacionit policor dhe siç kanë konfirmuar banorët e Zubin Potokut, mbrëmë nuk ka pasur flamur as në këtë komunë.

Gjithashtu lexoni:

Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës

Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare

Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri

Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri

Shahini i reagon kompanisë ‘Pastrimi’: Krejt fëlliqësirat e mbeturinave që presohen po rrjedhin në rrugët e lagjes Mati1

KosovaNewss 30/04/2023 30/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?