KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spahiu: Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë ta destabilizojë Kosovën
Politikë

Spahiu: Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë ta destabilizojë Kosovën

Kosova News
Kosova News 11:20 -30/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë që të krijojë destabilizim në Kosovë, tha diplomati Avni Spahiu.

Spahiu në një intervistë për The Geopost, shton se nocioni i luftës hibride ka lindur dhe është përhapur nga Kremlini.

“Rusia do të vazhdojë edhe më tutje, përmes Serbisë që të krijojë destabilizim në Kosovë, kjo po ndodh edhe përmes përdorimit të propagandës të asaj fushatës dezinformuese dhe aspekteve të tjera që krijojnë situatë të pasigurt”, tha Spahiu

Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Washington D.C., pohon se Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për të shkaktuar jo-stabilitet në vendet e Ballkanit.

“Pjesë e kësaj lufte hibride moderne që po organizon dhe gjatë tërë kohës, Rusia ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë që të shkaktojë jo-stabiliotet në vendet e Bakllanit, pasi që po flasim për Ballkanin”, pohon ai.

Po ashtu, sipas Spahiut, Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e qartë tani që edhe Washingtoni po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt BE-së, drejt politikës së BE-së, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar se politika serbe e mbajtjes së dy karrigeve do të marrë fund dhe se Serbia do të kthehet përfundimisht”, shprehet Spahiu.

Diplomati kosovar tregon rastin se si propaganda serbe kishte shpifur kundrejt Kosovës, pas lidhjes së një marrëveshje me shtetin amerikan të Iowas.

“Më kujtohet kur ne nënshkruam marrëveshje me shtetin federal të SHBA-së, Iowa, krijuam një partneritet ndërshtetëror, unë isha atje, nënshkruam me guvernatorin e Iowës këtë partneritet. Të nesërmen ambasadori serb kishte bërë një reagim nëpër mediet amerikane se ç’është ky partneritet, Kosova nuk është shtet, në zhargonin e tyre kundër Kosovës dhe mu desh që të nesërmen t’u dërgoja një letër si reagim ndaj kësaj medieve amerikane, që patën mirësinë, një numër i madh i tyre që e botoi këtë reagim, pra vazhdimisht ishim në një konfrontim të palës serbe që përhapte këso dezinformatash dhe ne që përpiqeshim të plasonim të vërtetën për Kosovën”, tregon diplomati.

Spahiu ka folur edhe për atë se si SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokus më të madh në Ballkan.

“Unë mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokusim më të madh në Ballkan në shtetet tjera, në të cilat Serbia apo Rusia përmes Serbisë po përpiqet t’i realizojë aspiratat e veta”, ka përfunduar Spahiu.

Gjithashtu lexoni:

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Kosova News 30/04/2023 30/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?