KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Baerbock: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në
Rajon

Baerbock: Të mos humbasim kohë në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Kosova News
Kosova News 17:32 -02/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shpreh sërish pro hapave të shpejtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk duhet humbur më kohë në përpjekjet për t’u integruar dhe për t’i afruar njerëzit, tha politikanja e Partisë së Gjelbër pas bisedimeve me ministren e re të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, (01.07.) në Berlin. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë jo vetëm gjeografikisht në mes të Evropës, por edhe politikisht.

 “Në Ballkan nuk duhet të krijohet asnjë hapësirë, ku mund të depërtojnë dhe të hedhin rrënjë Rusia apo aktorë të tjerë,” tha Baerbock. Përveç Moskës edhe Kina po përpiqet që të fitojë një ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor. Nga ana e saj Tanja Fajon theksoi mbështetjen e Sllovenisë si anëtare të BE-së për perspektivat e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit.

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë në faza të ndryshme të afrimit me Bashkimin Evropian. Ndërsa negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi tashmë kanë filluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë statusin e kandidatit, por Bullgaria po bllokon fillimin e negociatave. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk e kanë ende statusin e kandidatit.

Bosnje-Hercegovina, rasti më i vështirë

Baerbock tha se në samitin e javës së kaluar Bashkimi Evropian nuk arriti të vendoste lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sikurse kishte premtuar. Kurse lidhur me Bosnje-Hercegovinën ministrja tha se për shkak të situatës së brendshme politike nuk pritet ndonjë vendim për statusin e kandidatit. Në Bosnje-Hercegovinë po intensifikohet kursi i shkëputjes së Republikës Serbe (Republika Srpska) të Bosnjës nga shteti i përbashkët, që përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Srpska./DW/

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Konjufca: Diaspora kosovare forcon lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

TAGGED: afrimi, Ballkani, humbja e kohes
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?