KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATRC i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të hartojë listë të sëmundjeve profesionale
Shëndetësi

ATRC i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të hartojë listë të sëmundjeve profesionale

KosovaNewss
KosovaNewss 15:02 -28/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë për avancim të politikave të shëndetit në punë dhe garantim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve.

Kërkesa e kësaj qendre vjen me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

ATRC thotë se këtë vit, Kosova e shënon këtë ditë në një gjendje mjaft të rëndë të të punësuarve, në kuptim të realizimit të të drejtave nga marrëdhënia e tyre e punës.

Shqetësues, sipas ATRC-së, mbetet fakti i numrit të madh të aksidenteve në vendet e punës, qofshin ato që përfundojnë me lëndime të rënda, apo ato me fatalitet.

- Reklamë -

“Sipas të dhënave zyrtare nga Inspektorati i Punës, 15 të punësuar kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës vetëm në vitin 2022. Fatkeqësisht, kjo çështje shihet vetëm si statistikë, dhe atë statistikë jokorrekte, sepse është evidente që kemi diskrepancë të thellë në mes statistikave të institucioneve të ndryshme lidhur me numrin e aksidenteve në vendin e punës që përfundojnë me humbje jete. Përkundër premtimeve dhe paraqitjeve publike të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, që do t’i marrin me prioritet të drejtat e punëtorëve, fatkeqësia e humbjeve të jetës të të punësuarve po rritet çdo vit”, thotë kjo qendër.

Sipas ATRC-së, paralelisht me situatën jo të mirë të sigurisë në punë, njëjtë qëndron dhe fusha e shëndetit në punë. Madje sipas tyre, situata me shëndetin në punë vazhdon të mbetet e parregulluar juridikisht dhe e pazbatuar praktikisht.

“Ligji Nr. 04/L-125 për Shëndetësi thekson dhe trajton mjekësinë e punës vetëm sipërfaqësisht, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur ende të themelojë dhe funksionalizojë ndonjë institut të mjekësisë së punës i cili do të merrej njëmendësisht me studime dhe hulumtime të sëmundjeve profesionale që lidhen me punën, por vetëm të tilla që më shumë konsiderohen si institucione të zakonshme shëndetësore që diagnostikojnë dhe ofrojnë shërbime shëndetësore”.

“Madje, Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur ende ta hartojë dhe fuqizojë listën e sëmundjeve profesionale, ndërkohë që këtë e kanë bërë vendet e rajonit dhe punëtorët gjithnjë e më shumë largohen në vende me kushte më të mira të punës. Mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional vërehet edhe në kuptim të regjistrimit dhe analizimit të të dhënave që lidhen me aksidentet në punë, apo edhe sëmundjet profesionale dhe që lidhen me punën”, theksoi ATRC në reagimin të cilit i janë bashkëngjitur edhe rreth 30 OJQ e sindikata të ndryshme.

Në reagim thuhet më tej se ka një zbrazëti të rregullimit të politikave në këtë fushë, të mosidentifikimit të sëmundjeve profesionale, si dhe mungesë të databazës për regjistrimin e rasteve të aksidenteve në punës.

Andaj, këto organizata e sindikata kërkuan nga MSH-ja që të iniciohet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësinë duke i dhënë një vëmendje të veçantë shëndetit në punë.

Rrjedhimisht, ato kërkojnë që me ligj të themelohen institutet e mjekësisë së punës, duke iu përcaktuar qartë detyrat e punës dhe mandatin.

Këto institute, sipas këtyre OJQ-ve e sindikatave ndër të tjera duhet të kenë për mandat themelor hulumtimin e studimin e sëmundjeve profesionale që lidhen me punën, si dhe të ofrojnë shërbime të mjekësisë së punës në nivel të Republikës së Kosovës dhe të mos marrin rol vetëm diagnostikues sikur të ishin qendra diagnostikuese.

Në fund, këto organizata thanë se është shumë e nevojshme të artikulohet dhe fuqizohet lista e sëmundjeve profesionale, si dhe të krijohet një bazë e të dhënave, ku do të regjistroheshin të gjitha rastet e sëmundjeve profesionale në Republikën e Kosovës.

“Përderisa nuk ekzistojnë hapa konkretë për përmirësimin e situatës në fushën e shëndetit në vendin e punës dhe në aspektin e mirëqenies, punëtorët janë ata të cilët po pësojnë më së shumti, rrjedhimisht po largohen nga vendi në kërkim të kushteve më të mira të punës”, thanë 30 OJQ-të dhe sindikatat e poshtëshënuara.

Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe

Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion dhe Lidhje të Kosovës (SPKLK),

Gratë për Gratë e Kosovës (KW4W),

Grupi Avokues i Kosovës (KAG),

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS,

Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime – “iCHAT”,

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D),

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”,

Nevo Koncepti (NVK),

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT),

Oda ndërkombëtare e të rinjëve Prizren (JCI Prizren),

OJQ EDUCO,

OJQ Green Energy Kosova,

OJQ Gruaja Hyjnore,

OJQ Handikos Gjakovë,

OJQ Iniciativa për Zhvillim Lokal (IZHL),

OJQ Instituti për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë (ISDY),

OJQ ZANA,

PEN – Peer Educators Network,

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ),

Qendra Kosovare për Vetë-përkrahje (QKVP),

Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA),

Rrjeti i Grave të Kosovës (KWN),

Shoqëria për Zhvillimin e Edukimit dhe Ndërmarrësisë (SEED),

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve IPKO (SPPI),

Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë (SPPBIDMGJK)

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK),

Sindikata e punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova,

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK),

Solidar Suisse në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

Berisha mirëpret nisjen e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor

Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

Themelohet Fondi i detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor

Gjendja me fruthin në Kosovë, kaq raste janë konfirmuar dhe në këto komuna

KosovaNewss 28/04/2023 28/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?