KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komunat vazhdojnë të kenë probleme me ueb faqet zyrtare, dokumentet e publikuara gjatë vitit 2022 kanë humbur
Politikë

Komunat vazhdojnë të kenë probleme me ueb faqet zyrtare, dokumentet e publikuara gjatë vitit 2022 kanë humbur

Kosova News
Kosova News 11:46 -28/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komunat e Republikës së Kosovës, po hyjnë në vitin e dytë që kanë probleme të theksuara më ueb faqet zyrtare.

Në një njoftim për media thuhet se këtë shqetësim, Kolegjiumi i Zyrtarëve për Komunikim me Publikun në Komuna, e kanë paraqitur disa herë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, por ende nuk është bërë asnjë zgjidhje.

“Javët në vazhdim, Komunat fillojnë të raportojnë në platformën interne të Granit të Performancës dhe shumica prej indikatorëve që masin transparecën komunale, kanë të bëjnë me afatet ligjore të publikimit të dokumenteve të ndryshme.

Sot, në mëngjes, nga të gjithë zyrtarët për Komunikim me Publikun është vërejtur edhe një problem tjetër, ku të gjitha dokumentet, si vendimet e kuvendit, vendimet e kryetarit, dokumentet e prokurimit, strategjitë, konkurset, shpalljet, ftesat për takime publike, ftesat për mbledhje të kuvendit dhe të komitetit për politikë dhe financa dhe çdo dokument tjetër që është publikuar gjatë vitit 2022, ka humbur nga ueb faqet”, thuhet në njoftim.

Në njoftim potencohet se ky është një shqetësim tejet i madh, pasi që tani është edhe koha e raportimit për Grantin e Performancës për vitin 2022 dhe nuk po dihet se cili dokument është mbetur, e cili është larguar, ku janë qindra dokumente dhe është e pamundur të identifikohen se cilat mungojnë dhe duhet ri publikuar.

“Zyrtaret për Komunikim me Publikun në Komuna, njëzëri nuk do të raportojmë në platformën e Grantit të Performancës për vitin 2022, pasi që të gjitha penalizohen për shkak se shumica e indikatorëve në këtë Grant, kanë të bëjnë me publikimin e dokumenteve.

Komunat janë duke u penalizuar jo vetëm në matjen për Grantin e Perofmancës nga MAPL, por edhe ne të gjitha matjet e OJQ-ve, nga Auditorët e Jashtëm, mediat dhe në secilin dimension tjetër që ka të bëjë me transparencën komunale.

Shqetësimi nuk është vetëm në largimin e dokumenteve për vitin 2022, pasi që është viti i dytë, kur zyrtarët e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë tejet vështirësi dhe shumë herë edhe nuk janë funksionale ueb faqet, ndërsa Qeveria asnjë herë nuk është marr me këtë problem”, thuhet më tej në reagim.

“Zyrtarët e ngarkuar për publikimin e dokumenteve, kanë përgjegjshmëri të lartë në mirëmbajtjen e tyre dhe fal përkushtimit të tyre, shumica e komunave në vlerësimet që ju bëhen, sikurse nga niveli qendror për grant të performancës, ashtu edhe nga shoqëria civile e mediat, kanë avancim shumë të theksuar në transparencë, sidomos pas unifikimit të ueb faqeve me programin WordPress, por tani pa fajin e tyre, Komunat në Republikën e Kosovës do të penalizohen në matjen e performancës.

Këto shqetësime ka kohë që janë ngritur nga Kolegjiumi për Komunikim me Publikun dhe Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunale të IT-ve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Kosova News 28/04/2023 28/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?