Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se detyroi me forcë një grua, të konsumonte substanca narkotike.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Me 27.04.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me forcë e ka detyruar viktimën femër kosovare të konsumojë substancë narkotike në formë të cigares. Lidhur me rastin viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


