Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të marrë një shpërblim të madh nëse arrin ta udhëheqë klubin nga qyteti i modës drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve këtë sezon.
57-vjeçari i ka transformuar kuqezinjtë që kur mori drejtimin në tetor të vitit 2019, duke i udhëhequr ata drejt Scudettos së tyre të parë në më shumë se një dekadë sezonin e kaluar dhe duke i çuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve këtë sezon, ku ata do të përballen me rivalët e Interit.
Siç theksohet nga La Gazzetta dello Sport, Pioli është i sigurt për shanset e Milanit në Ligën e Kampionëve dhe ka qenë i sigurt që kur rinovoi kontratën me klubin në tetor, kur zgjati qëndrimin e tij deri në vitin 2025.
Tekniku italian kërkoi përfshirjen e një bonusi të triumfit në Ligën e Kampionëve në kontratën e tij, me vlerë rreth 300 mijë euro