Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka mohuar pretendimet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, se nuk është lejuar të flasë në gjuhën shqipe.
Rusia e ka presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Dua të refuzoj vlerësimin e saj se Presidenca nuk e lejoi të fliste në gjuhën shqipe në Këshill. Unë si president u informova se jeni të gatshëm të flisni në gjuhën angleze, siç foli paraardhësi i juaj. Nëse ju, nëse ju znj. Gërvalla-Schwarz, do të insistonit absolutisht të flisnit shqip dhe ka precedent të tillë, çfarë është fakt se ata që kanë folur nuk kishin asnjë gjuhë të OKB-së, ne prapë do të ju kishim lejuar të bëni këtë”, tha Nebenzya.
Pati një kundërshtim të përfaqësuesit të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Por, kryesuesi rus i kërkoi që të fliste më pas kur t’i vijë radha.


