KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë refuzoi dëshminë e Dick Martyt dhe raportin e tij
Politikë

Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë refuzoi dëshminë e Dick Martyt dhe raportin e tij

Kosova News
Kosova News 21:34 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth katër muaj pasi ishte aprovuar në Keshillin e Evropës në Strasburg, trupi gjykues i Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavinë refuzoi më 12 maj 2011, kërkesën e dy gjeneralëve serbë të dënuar për krime lufte që Dick Marty të ftohet të dëshmojë ndërsa raporti i tij të përfshihet si provë në rastin e tyre.

Komandanti i policisë Sreten Lukic dhe Nebojsa Pavkovic, komandanti i ushtrisë serbe, edhe pse ishin dënuar për krime lufte në Kosovë, secili me nga 22 vite burg, ata dhe mbrojtja e tyre bënë përpjekje që përmes Raportit të Martyt dhe dëshmisë së tij të kontestonin dënimin e tyre.

Mocioni i tyre është hedhur poshtë, me Vendimin për rastin me numër IT-05-87-A, në Dhomën e Apelit në Hagë, të cilin mund ta gjeni të plotë në webfaqen e Tribunalit (ICTY):

https://www.icty.org/x/cases/milutinovic/acdec/fr/110512.pdf

Çfarë thanë Trupi Gjykues dhe Prokuroria e Tribunalit të Hagës për refuzimin e Martyt dhe raportit të tij?

Prokuroria ka deklaruar se asgjë në raportin e Martyt nuk ngrit ndonjë dyshim specifik rreth ndonjë dëshmitari të veçantë. Prokuroria konkludon se raporti i Dick Martyt mbështetet në burime të shumëfishta të evidencave jo-gjyqësore kështu që, pavarësisht se a ftohet apo jo autori i raportit (Marty) për të dëshmuar në Dhomën e Apelit, dokumentit (raportit të Martyt) nuk mund t’i jepet kurrfarë peshe, thuhet në vendimin e Tribunalit për ish-Jugosllavinë.

Ndërkaq, pesë gjykatësit e Apelit, thuhet në dokument, vec tjerash kanë ardhur në përfundim se raporti i Martyt nuk mund të ndikojë në verdiktin për dënimin e gjeneralëve serbë, ndërsa dy rezolutat e Këshillit të Evropës të ndërlidhura me raportin e ish-senatorit zviceran nuk kanë ndonjë relevancë për rastin.

Sidoqoftë, pretendimet në këtë raport kanë qenë bazë për themelimin e Gjykatës Speciale, akuzimin dhe tani gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Akuzat e Martyt për krime lufte nuk janë të përfshira në aktakuzë. Në fjalën e tij publike në fillimin të procesit, më 4 prill, ish-presidenti Thaçi ka deklaruar:

“Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik të organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ nuk kanë ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi”.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë nisur procedurën për rrëzimin e rezolutës dhe raportit të Dick Martyt, që përveç UÇK-së e Kosovës, implikon edhe Shqipërinë.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive
12:04 -03/08/2026
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në një autobus, më 2002
11:39 -03/08/2026
Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital
10:32 -03/08/2026
Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre
10:29 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?