KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-kryediplomati helen kritikon votën e Greqisë për Kosovën në KE
Lajme

Ish-kryediplomati helen kritikon votën e Greqisë për Kosovën në KE

KosovaNewss
KosovaNewss 19:44 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komiteti i Ministrave ia ka përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të hënën (24 prill) pranimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në njoftimin e lëshuar nga ky komitet thuhet se për bazë i kanë marrë edhe të arriturat e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë për ta pranuar aplikimin për anëtarësim, raporton Klankosova.tv.

33 shtet votuan pro këtij vendimi, 7 kundër, pesë abstenuan dhe vetëm një nuk votoi fare.

Ndër shtetet që abstenuan është edhe Greqia, veç Bosnjë dhe Hercegovinës, Moldavisë, Sllovakisë e Ukrainës.

- Reklamë -

Për këtë veprim të shtetit helen ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i saj, George Katrougalos, i cili njëherësh është edhe përfaqësues grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE).

Në një postim në Twitter, ish-kryediplomati grek që mbajti këtë pozitë gjatë qeverisë së Alexis Tsipras, tha se vendimi i shtetit grek për të abstenuar dëshmon se vendi po ndryshon qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

“Ky qëndrim nuk është diskutuar me forcat politike, edhe pse ndryshon, pa sqarim, qëndrimin e palëkundur grek. Në të njëjtën kohë, kjo e dobëson rolin e ndërmjetësit që Greqia duhet ta ketë në rajon”, ka thënë Katrougalos, që aktualisht është edhe deputet në parlamentin grek me partinë opozitare SYRIZA, raporton Klankosova.tv.

Ai potencoi se abstenimi i Greqisë, duke u diferencuar nga shtetet tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania e Qiproja, nuk kontribuon në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Vendi ynë gjithmonë duhet të promovojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapat dhe zgjidhjet e pajtuara reciprokisht. Vendimi i qeverisë për ta diferencuar veten në votimin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga vendet tjera të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja, që votuan kundër, nuk kontribuon në këtë qëllim”, shtoi ish-ministri i Jashtëm grek.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të BE-së (PACE), ku u diskutua për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Katrougalos tha se Ballkani ka ende potencial shpërthyes, por që kjo nuk kufizohet vetëm në Ballkan.

“Në rastin e Kosovës, ka njëfarë drite. Duket se pas deklaratës së fundit të presidenti serb që riekzaminon propozimet për normalizim, ndoshta dy palët mund të arrijnë një kompromis të zbatueshëm. Sepse është e dukshme se zgjidhja e vetme e mundshme është përmes dialogut, respektimit të tjerëve dhe kompromisit. Siç kanë treguar Greqia dhe Maqedonia me marrëveshjen e Prespës. I ashtuquajturi plan ‘franko-gjerman’ i cili thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në këmbim të një forme, nëse jo të vetëvendosjes, së paku të vetëshprehjes, së pakicës serbe, mendoj se mund të jetë një prej mënyrave të mundshme të kompromisit. Jo e vetmja. Të dyja palët duhet të respektojnë plotësisht konventën kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave. Serbia është pjesë e saj, autoritetet e Kosovës duhet të përqafojnë në tërësi dhe të respektojnë provizionet e saj”, tha George Katrougalos. /Klankosova.tv

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

KosovaNewss 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?