KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti dhe Nagavci prezantojnë Draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028
Arsim

Kurti dhe Nagavci prezantojnë Draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028

KosovaNewss
KosovaNewss 17:38 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkences, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, prezantuan sot Draftin e Programit Kombëtar të Shkencës për vitin 2023-2028.

Ministrja Nagavci bëri të ditur se ky draft është rezultat i punës së nisur rreth dy vjet më parë, duke rikthyer në vëmendjen publike një proces i cili ishte lënë krejtësisht në harresë për një dekadë.

Ajo tha se ky program është një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në vend, që përcakton fushat shkencore që duhet të zhvillohen dhe mbështet zhvillimin e kapaciteteve shkencore institucionale.

PKSH udhëzon politikat e kërkimit shkencor në Kosovë, dhe është orientuar në gjashtë objektiva:

-Zhvillimi i një sistemi efektiv dhe inovativ të kërkimit shkencor;

-Zhvillimi dhe aftësimi i kapaciteteve njerëzore për veprimtari kërkimore-shkencore;

-Zhvillimi i infrastrukturës kërkimore-shkencore;

-Ndërkombëtarizimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore;

-Ndërlidhja mes shkencës, ekonomisë dhe shoqërisë;

-Përsosmëria e veprimtarisë kërkimore-shkencore në fushat specifike.

Nagavci thekson se Programi në fjalë ka gjashtë prioritete: shëndeti, shoqëria, burimet natyrore, bujqësia, marrëveshja e gjelbër, dhe digjitalizimi.

“Ky dokument është në diskutim publik që nga data 7 prill 2023 dhe do të jetë i hapur deri më 4 maj 2023 andaj, mirëpresim çdo koment apo sugjerim tuaj. Me besimin se dokumenti final do të jetë i plotë dhe cilësor, uroj punë të mbarë dhe avancim të hovshëm të shkencës dhe inovacionit në Kosovë!”, shkroi Nagavci në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Murati: Shpresoj se opozita do të reflektojë dhe të konstituohet kuvendi

Hapje e re në qiellin evropian: Inaugurohen linjat ajrore Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lyon

KosovaNewss 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
22%
3 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?