KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor
Politikë

Kurti: Komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor

Kosova News
Kosova News 14:47 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të organizuar nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redzepi, me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve në Kosovë.

Duke falënderuar Zëvendëskryeministren Redzepi për organizimin, kryeministri Kurti shprehu falënderimet e mirënjohjen ndaj qytetarëve turq për kontributin e vazhdueshëm dhënë për Republikën e Kosovës.

Në adresimin e tij, ai përmendi që muajin e kaluar në shkollën “Elena Gjika” u festua 72-vjetori i mësimit në gjuhën turke, duke thënë se jemi të lumtur për këtë traditë të gjatë të shumëgjuhësisë në vendin tonë dhe për mundësinë, që fëmijët në Kosovë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Strategjia jonë e arsimit për vitet 2022-2026 përfshin subvencionet e vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve e materialeve e mësimore në gjuhën turke. Po ashtu, planifikojmë të organizojmë aktivitete për mësimin e gjuhës shqipe për komunitetet që kanë gjuhë të tjera, si turqishten për shembull gjuhë amtare”, tha Kryeministri.

Kryeministri Kurti tha se komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor. Ai shtoi se, që Kosova të jetë një shtet, ku promovohet shumëgjuhësia, do t’iu ofrojmë mundësi studentëve, që të mësojnë gjuhën e mjedisit, siç është turqishtja për shqiptarët në komunat multietnike dhe kësisoj edhe si individë dhe si shtet, do të përfitojmë avantazhe në tregun ndërkombëtar.

Me pakon shtesë prej 3 milionë eurove për komunitetet joshumicë në Kosovë, që pritet të miratohet së shpejti, do të ketë masa mbështetëse për vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe ato të reja, për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale dhe për shoqërinë civile, që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë.  

Ai tha se shpreson për një bashkëbisedim të dobishëm e kontribuues ndaj përmirësimit të jetës e mirëqenies së secilit qytetar, pavarësisht dallimeve, të cilat i kemi.

“E përbashkëta jonë është vendi ynë, andaj do të jemi bashkë në secilin hap për progresin e gjithmbarshëm” u shpreh kryeministrit.

Në këtë tryezë, të pranishëm ishin, Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka, njëherësh Kryetar i KDTP-së, Zëvendësambasadorja e Turqisë në Kosovë, Şeyda Aydın, përfaqësues të partive politike, të shoqërisë civile e të mediave nga komuniteti turk, përfaqësues të komunitetit turk në Këshillin Konsultativ për Komunitete, si dhe nëpunës të këtij komuniteti në institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital
10:32 -03/08/2026
Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre
10:29 -03/08/2026
Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
09:59 -03/08/2026
Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë
09:35 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?