KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu dhe Vitia: Personat e privuar nga liria do të trajtohen me dinjitet
Siguri

Haxhiu dhe Vitia: Personat e privuar nga liria do të trajtohen me dinjitet

Kosova News
Kosova News 13:24 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë të martën shprehën përkushtimin për të përmirësuar kushtet dhe mundësitë për personat e privuar nga liria që të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

Këtë angazhim si ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i shprehën në tryezën e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, me ç’rast u dhanë edhe rekomandimet që kanë dalë nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia shprehu përkushtimin për kujdes të vazhdueshëm për personat që janë të privuar nga liria.

Ai tha se me qëllim të përmirësimit të trajtimit të këtyre personave kanë ndërmarrë edhe politika konkrete.

“MSh është e përkushtuar që në vazhdimësi të përkujdesen për personat me nevoja shëndetësore në vend, veçmas për ata të privuar nga liria qoftë në institucionet e kujdesit shëndetësor, ku këta persona mbahen pa vullnetin e tyre qoftë në institucionet speciale apo edhe në burgje. Politikat e MSh lidhur me përmirësimin e trajtimit për personat e privuar nga liria janë dëshmuar edhe me vendime strategjike të ndërmarra deri më tani, siç janë bartja e shërbimeve shëndetësore të burgjeve nga MD në MSh bazuar në rekomandimet e OBSH-së dhe Këshillit të Evropës me qëllim të trajtimit të të burgosurve në mënyrë ekuivalente me qytetarët tjerë. Themelimi i Institutit të Psikiatrisë Ligjore si një institucion i veçantë dhe unik në regjion, në të cilin mbahen personat që kanë rënë ndesh me ligjin dhe kanë çrregullime mendore. Sa i përket institucionit special në Shtime, qeveria ka marrë vendim që këtë institucion ta transferoj në kuadër të MSh-së me qëllim të ofrimit të kujdesit sa më profesional”, tha ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se trajtimi i personave të privuar nga liria në Kosovë është sipas standardeve ndërkombëtare.

Haxhiu theksoi se nuk do të ndalen në adresimin e të gjitha sfidave.

Ajo po ashtu u shpreh se janë angazhuar në krijimin e kushteve ligjore që këta persona të kenë qasje të plotë në të drejtat e tyre me qëllim që të trajtohen me dinjitet dhe respekt.

“Kosova qëndron shumë mirë krahasuar me vendet në Ballkan, megjithatë ne nuk duhet të vetëkënaqemi, por do të vazhdojmë përpjekjet për adresimin e çdo sfide mes nesh. Kemi punuar dhe po vazhdojmë në krijimin e kushteve ligjore që personat e privuar nga liria të trajtohen me respekt, por edhe me dinjitet si dhe të kenë qasje të plotë në të drejtat e tyre të garantuara me ligj, por edhe me konventat tjera ndërkombëtare. Veç kësaj ne kemi ndërmarrë edhe hapa konkret në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për këtë qëllim tash rreth dy muaj… ka themeluar institucionin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta që mbulon shërbimet shëndetësore për nevoja të veçanta përbrenda burgut të Dubravës “, u shpreh ajo.

Rekomandimet e dala nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria” thonë se qasjet aktuale të rehabilitimit për kujdesin forenzik të shëndetit mendor lënë shumë hapësirë për përmirësim. Ky raport thotë se trajtimet psiko-sociale duhet të zhvillohen më tej si elemente kyçe për shërimin, reduktimin e rrezikut dhe rehabilitimin e pacientëve psikiatrike forenzike.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?