KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuarit për falsifikim të votave në zgjedhjet e vitit 2017
Politikë

Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuarit për falsifikim të votave në zgjedhjet e vitit 2017

Kosova News
Kosova News 11:34 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të akuzuarit Isak Berisha, Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm për falsifikim të rezultateve të votimit.

Një deklarim të tillë rreth fajësisë, të akuzuarit e kanë bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ilaz Beqiri,.

Pasi të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, gjykatësi Gëzim Ademi, i njoftoi se të njëjtit kanë të drejtë që brenda afatit prej 30 ditësh mund të bëjnë kundërshtimin e provave si dhe të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak se të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre nuk ishin të pajisur me shkresa të lëndës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 prill 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Isak Berisha, Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, sepse më 22 tetor 2017, pas orës 19:00 në vendvotimin nr.1301X/03R, i cili gjendet në shkollën e mesme “Ulpiana”, në Lipjan, të pandehurit në bazë të marrëveshjes paraprake, gjatë numërimit të votave, kanë falsifikuar rezultatet e votimit për kandidatë të Kuvendit Komunal të Lipjanit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Isak Berisha, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të vendvotimit dhe të pandehurit Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, anëtarë të Këshillit të vendvotimit, kanë falsifikuar rezultatet e votimit, duke manipuluar me 76 votat e kandidatëve brenda përbrenda subjektit të njëjtë politik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, sipas aktit akuzues thuhet se kandidatëve të preferuar të tyre u kanë shtuar; PD 6 vota, Fjala 60 vota, PDK 10 vota, po ashtu kanë hequr për: PDK 14 vota; LDK 8 vota, të cilat i kanë bartur në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” nga neni 219, par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital
10:32 -03/08/2026
Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre
10:29 -03/08/2026
Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
09:59 -03/08/2026
Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë
09:35 -03/08/2026
Moti me diell dhe temperatura deri në 36°C
09:17 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?