KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës realizon katër kontrolle: Gjen duhan të kontrabanduar
Siguri

Policia e Kosovës realizon katër kontrolle: Gjen duhan të kontrabanduar

Kosova News
Kosova News 11:53 -24/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj janë identifikuar disa raste të prodhimit dhe kontrabandimit me mallra, specifikisht cigareve dhe duhanit të papërpunuar.

Me datën 23.04.2023, bazuar në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente, të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare, janë identifikuar 4 raste të ndryshme të prodhimit dhe kontrabandimit të cigareve dhe duhanit të papërpunuar.

Rasti 1 – Nga informacionet e pranuara në një rast është identifikuar një shtëpi banimi në Viti që është dyshuar për mall të kontrabanduar, ku më pas është bërë bastisja e shtëpisë dhe e objekteve përreth, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e duhanit në total 922.7 kg (577.10 kg duhan i grirë refuz), 88,80 kg duhan i grirë i paketuar në qese, 290 kg ambalazhe najloni për duhan, 497 kg ambalazh kartoni për duhan, 1 makinë për ambalazhimin e duhanit, 259 kg duhan i papërpunuar (fleta).

Rasti 2 – Gjatë vëzhgimit në një rrugë në fshatin Mjak, është vërejtur një veturë e cila ka hyrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, e cila pasi kishte vërejtur njësitë policore ishte larguar në drejtim të panjohur dhe pas marrjes së veprimeve për lokalizimin e saj, e njëjta është gjetur e braktisur dhe e ngarkuar me 12750 pako, në total 255.000 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë copë cigare) sipas vlerës së tregut 22950 euro.

Rasti 3 – Po ashtu pas trajtimit të informacioneve inteligjente nga njësia e lartcekur është identifikuar një shtëpi e pabanuar, me ç’rast është gjetur duhan i papërpunuar në sasi prej 21 thasësh pesha 10 kg, (dhjetë kg), në total 210 kg (dyqind e dhjetë kg). Malli dyshohet që është sjellë nga RMV dhe është i kontrabanduar, ku i njëjti është sekuestruar për procedura të mëtejshme policore.

Rasti 4 – Në vazhdën e marrjes së informacioneve rreth kontrabandimit me mallra, e në këtë rast atë të duhanit, në fshatin Ramnishtë, Viti, është ndaluar një automjet i ngarkuar me duhan të paketuar: Malboro 20 pako në sasi 500 gr. = 10 kg, Sobrani 80 pako, në sasi 500gr = 40kg, Davidoff 141 pako, në sasi 500 gr. = 70,5 kg, Slims Carelia 220 pako, në sasi 500 gr. = 110 kg, në total 230,5 kg, për të cilin nuk kishte dokumentacion përkatës.

Lidhur me rastet e lartcekura është njoftuar prokuroria përkatëse e cila ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘kontrabandim me mallra’, në dy nga rastet e lartcekura ndaj dy personave të dyshuar të identifikuar pas intervistimit janë iniciuar raste në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Republikës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. 

Gjithashtu lexoni:

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Niset Kontingjenti KFOR 8 nga Shqipëria drejt Kosovës

Kosova News 24/04/2023 24/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?