KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti përkujton heroin Isa Kastrati, në 24-vjetorin e rënies
Politikë

Kryeministri Kurti përkujton heroin Isa Kastrati, në 24-vjetorin e rënies

Kosova News
Kosova News 15:57 -22/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kamenicë u mbajt sot Akademia Përkujtimore dhe u bë zbulimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Isa Kastrati, në 24-vjetorin e rënies së tij.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar për të marrë pjesë në këto aktivitete të organizuara nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në bashkëorganizim me OVL të UÇK-së, dega në Kamenicë, në kuadër të Manifestimit “Lulëkuqet e Prillit”.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm, kryeministri Kurti i është drejtuar familjarëve të dëshmorit Isa Kastrati dhe të pranishmëve tjerë, përmes një letre, që u lexua nga zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Lidiona Marovca.

Letra e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar Kryetar i Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj,

Reklama

Të nderuar familjarë të dëshmorit Isa Kastrati,

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe të nderuar veteranë dhe invalidë të luftës së UÇK-së,

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Më lejoni që bashkë me përshëndetjet e mia, t’ju përcjellë dhe fjalën time në këtë përvjetor të 24-të të rënies së dëshmorit Isa Kastrati, aty mes jush, në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, ku jeni mbledhur për ta kujtuar veprën patriotike të këtij personaliteti të lindur në anët tuaja, e të rëndësishëm për të gjitha anët e vendit tonë. Dëshmorin Isa Kastrati më ka rastisur ta njoh personalisht qysh kur isha adoleshent. Ndërkaq, hera e fundit që e kam parë, ishte në një ditë të vranët në selinë e UÇK-së në Prishtinë, kur teksa po dilte jashtë saj, më tha: “Erdha me i tregu Bacës Adem që po shkoj në front”. Ai ishte nisur të luftonte për çlirimin e Kosovës nga Serbia!

Isa Kastrati e kishte njohur Adem Demaçin fare herët, meqë kishte qenë me grupin e tij të të dënuarve politik me burgim. Isa u dënua dhe u ridënua sërish disa herë, duke mbajtur mbi 10 vite e gjysmë burgim. Edhe pas daljes nga burgu, në korrik të vitit 1986, ai mbahej nën vëzhgim nga Shërbimi Sekret i Serbisë.

Pas zhvendosjes në Prishtinë, Isa e ktheu shtëpinë e tij në hapësirë për Gjimnazin “Dr. Ali Sokoli”. Gjatë viteve ’90-të, ai qe shumë i angazhuar në aktivitete politike, derisa edhe iu bashkua grupeve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas shpërthimit të luftës në Drenicë, Isa organizoi Këshillin e Emergjencës në Prishtinë për pritjen e refugjatëve të zhvendosur brenda Kosovës.

Isa Kastrati u vra në luftime me forcat serbe 24 vite më parë, më 22 prill 1999, në Bullaj të Marecit në Malësinë e Gollakut. Ai ra dëshmor bashkë me Afrim Vitinë dhe Sokol Sopin. Duke kujtuar jetën e këtij aktivisti të lirisë së popullit të tij, pranoni konsideratat e mia më të larta për këtë luftëtar për çlirimin e Kosovës. Lavdi veprës patriotike të dëshmorit Isa Kastrati dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! Ju faleminderit!​ 

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë

Kapet në kufi me dokumente të personave të tjerë dhe vendime të gjykatave serbe

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Sot merret vendimi në rastin “Drenica 1”

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 22/04/2023 22/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë
09:25 -28/07/2026
Kapet në kufi me dokumente të personave të tjerë dhe vendime të gjykatave serbe
09:22 -28/07/2026
Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
08:36 -28/07/2026
Sot merret vendimi në rastin “Drenica 1”
08:33 -28/07/2026
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?