Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi nuk u ishin ndaluar zyrtarëve policorë në një pikë kontrolli.
Rasti ka ndodhur në fshatin Debëllde të Vitisë dje rreth orës 18:50.
“Pas ndjekjes policia ka rritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor”, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarve janë gjetur 11 krerë gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.
Me vendim të prokurorit kamioni dhe kafshët i janë dërguar doganës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


