Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka refuzuar të kontrollohet nga mjekët në Klinikën Emergjente në QKUK.
Përkundër që ai ka thënë se është i sëmurë, nuk ka pranuar të kontrollohet kur është dërguar në Emergjencë.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për Kohën se Krasniqi ka qenë i shoqëruar me zyrtarët policorë deri në klinikë, porse nuk ka dashur të trajtohet.
Sipas tij, ai është kthyer sërish me zyrtarët policorë.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për Kohën Krasniqi se ka qenë i shoqëruar me zyrtarët policorë deri në klinikë, porse nuk ka dashur të trajtohet.
Sipas tij, ai është kthyer sërish me zyrtarët policorë, raporton koha.
Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në zyrën e tij. Ai tutje ka refuzuar që ta hapë derën e banesës, kur i është kërkuar nga Policia që bastisjet t’i vazhdojë edhe aty. Krasniqi ka refuzuar nën arsyetimin se është i sëmurë. Policia ndërkaq ka thirrur ndihmën e shpejtë mjekësore.
Sipas burimeve, arsye për bastisje është një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për një kontratë të konsulencës e për një tjetër kontratë me KEDS-in.
Korporata Energjetike e Kosovës tha se nuk ka ndonjë informacion zyrtar për kontrollin e kryer nga Policia e Kosovës në zyrat e këtij institucioni të mërkurën.