Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet se e mori me Taxi viktimën, e dërgoi një vend të panjohur dhe e ngacmoi seksualisht.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 05:15, ndërsa është iniciuar si “Dhunim”.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.


