Dy të dyshuar janë arrestuar në Gjakovë, pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët i kishin ndaluar në një pikë kontrolli.
Rasti ka ndodhur në rrugët “Martirët e kombit” të martën në mbrëmje.
“Përderisa njësiti policor në pikë kontrolli kanë ndaluar veturën me targa vendore me drejtues mashkull kosovar i cili duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar e kanë sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajti”, thuhet në raportin e Policisë.


