KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci viziton fermerët, thotë se do t’i mbështesin bujqit që punojnë tokën
Ekonomi

Ministri Peci viziton fermerët, thotë se do t’i mbështesin bujqit që punojnë tokën

KosovaNewss
KosovaNewss 15:08 -17/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi fermerët Gazmend dhe Ridvan Emini nga fshati Ribar i Vogël i komunës së Lipjanit, të cilët konsiderohen shembull pozitiv i kontributit për atdheun, pasi gjithë investimin nga puna në mërgim e kanë investuar në Kosovë, duke ngritur fermën në të cilën mbarështojnë e rrisin nga 150 deri në 400 viça për majmëri.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci i përgëzoi vëllezërit Emini për punën dhe kontributin e tyre dhe të njëjtit i njoftoi me risitë e Programit për Pagësa Direkte për këtë vit, duke thënë: “Duhet ta theksojmë se Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2023, përmes Udhëzimit Administrativ qartëson dedikimin e këtyre mjeteve financiare, për bujqit që punojnë tokën, edhe në rastet kur atë tokë e marrin me qira. Thënë ndryshe mbështetja financiare është e dedikuar për bujqit që investojnë djersë e mund e jo për pronarët e tokave / qiradhënësit ”, theksoi Ministri Peci.

Në komunikatën për media thuhet se ajo çka i veçon Gazmendin e Ridvanin në këtë aktivitet blegtor është vendimi që së bashku nga Zvicra, të investojnë në vendlindje me një infrastrukturë të kompletuar bujqësore, në shtallë moderne sipas standardeve e mekanizëm bujqësor. Krahas aktiviteteve në fermë, njëherit kultivojnë rreth 100 hektarë me grurë e misër.

Rohde e përgëzon ministrin Peci për ndalimin e pirjes së cigares në lokale: Ushqimi dhe birrat, më të shijshme pa tym

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Çmimi i naftës për sot

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

KosovaNewss 17/04/2023 17/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?