KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari i dytë flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit, Halit Geci
Siguri

Dëshmitari i dytë flet për daljen publike të UÇK-së në varrimin e mësuesit, Halit Geci

Kosova News
Kosova News 12:21 -17/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari i dytë i ZPS-së ka folur për daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në varrimin e mësuesit Halit Geci, në të cilin varrim tha se kishte marr pjesë edhe vet.

Paraprakisht, i njëjti tregoi se ai ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

“Pas vrasjes së familjes Jashari atëherë i madh e i vogël u kyçën në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha dëshmitari.

Ai tha se kishte mësuar më pastaj kush kishte qenë nga përfaqësuesit e UÇK-së në atë ceremoni, duke përmendur emrat e Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinaj.

‘‘Pastaj unë kam mësua se ishte Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi edhe Daut Haradinaj, me sa e kujtoj Muja ka qenë pa maskë, e tjerët kanë qenë me maska’’, tha dëshmitari.

Lidhur me Mujë Krasniqin ai tha se atë e kishte njohur edhe më herët, ndërsa në varrim nuk kishte qenë afër tij por gjatë asaj dite e kishte kuptuar se kishte qenë ai.

Sipas tij, është bërë thirrje që sa më shumë njerëz të ju bashkëngjiten UÇK-së.

Kurse tha se njëri nga personat me maskë kishte pasur fjalim më të rreptë duke përmendur më pastaj se ky person kishte qenë Rexhep Selimi.

Ai tha se kishte pasur mesazhe se për pavarësi duhet të fillohej lufta dhe se kjo nuk mund të arrihej me njerëz pacifist, që sipas tij, ky mesazh ishte kuptuar se kishte qenë për LDK-në, ndonëse nuk ishte përmendur ky emër konkretisht.

Po ashtu, i pyetur nga prokurori James Pace, ai tha se UÇK-ja kishte pasur shtrirje në fshatrat e Malishevës si në qershor ashtu edhe në korrik të vitit 1998.

Ndërkaq, fillimisht ka folur për komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja për të cilat tha se i ka pasur të njohura përmes gazetave si ‘Koha Ditore’, ‘Bujku’ dhe televizioni shqiptar.

Seanca është duke vazhduar në seancë private.

Dëshmitari i dytë i ZPS-së thotë se është anëtar i LDK-së

Në seancën e së hënës, ndaj ish krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellur me seanca private dhe pjesë të redaktuara.

I pyetur nga ZPS para se të kaloj në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës.

“Anëtar i LDK-së jam bëtë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës.

Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta LDK kishte qenë një parti e njohur dhe ka folur për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e vitit 1992, raporton betimi per drejtesi.

Dëshmitari i dytë betohet se do ta thotë të vërtetën, dëshmia e tij do të zgjasë të paktën pesë ditë

Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Prokurorisë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Fillimisht dëshmitari bëri betimin se do ta thotë të vërtetën para trupit gjykues, derisa Gjykata njoftoi se dëshmia do të zgjasë të paktën pesë ditë.

Zyra e Prokurorisë së Specializuar i ka kërkuar 7 orë kohë për ta intervistuar dëshmitarin, mbrojtja e viktimave 15 minuta dhe mbrojtja e të akuzuarve 12 orë.

Ndërsa paraprakisht, Gjykata njoftoi se gjatë ditës do të lëshohet një vendim verbal për një çështje që ka të bëjë me të akuzuarin Thaçi.

Me të nisur dëshmia, procesi kaloi në seancë të mbyllur.

Përfundon dëshminë në Hagë dëshmitarja e parë, seanca do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjithashtu lexoni:

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Niset Kontingjenti KFOR 8 nga Shqipëria drejt Kosovës

Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Pjesë e ISIS-it më pas i riatdhesuar – Kush është Hysri Selimi që sot u dënua me 6 vite burgim për spiunazh nga Kosova në Serbi

Kosova News 17/04/2023 17/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?