KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja prezanton kandidatët për zgjedhjet në Veri, fillon fushatën
Politikë

VV-ja prezanton kandidatët për zgjedhjet në Veri, fillon fushatën

KosovaNewss
KosovaNewss 20:28 -16/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka takuar të dielën katër kandidatët e subjektit të tij për kryetar të komunave në veri të Kosovës. Në takim, Kurti ka qenë së bashku me disa ministra dhe deputetë të partisë. Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet lokale për komunat në veri, të cilat mbeten pa kryetar si shkak i dorëheqjes së Listës Serbe nga institucionet. VV-ja ka prezantuar kandidatët, ndërsa Kurti ka thënë se ndan besimin që procesi zgjedhor të kalojë pa incidente dhe nën frymën demokratike.

Ky është postimi i plotë i faqes zyrtare të VV-së në rrjetin social Facebook:

115 është numri i fitores për katër komunat në veri të Republikës tonë!

Sot, Kryetari i Lëvizjes, njëherit Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Sekretarin e Përgjithshëm të LVV, Alim Rama, Kryetarin e LVV në Mitrovicë, deputetin Armend Muja, dhe anëtar të shtabit zgjedhor të LVV në Mitrovicë, takoi katër kandidatët e VETËVENDOSJE!-s që me numrin 115 po garojnë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat në veri të Republikës tonë.

Erden Atiqin, kandidatin më të votuar shqiptar në zgjedhjet e fundit lokale atje, që sërish kandidon për veriun e Mitrovicës.

Flatron Hasanin që kandidon për Zubin Potok.

Fetah Pecin që kandidon për Zveçan.

Dhe, Lulzim Hetemin që kandidon për Leposaviq.

Kurti si Kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kaloj ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore.

Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si Kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit tonë për mbështetje të fuqishme nga organizata jonë për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill.

Numri 115 është numri i fitores tonë, numri i kandidatëve tanë që do të udhëheqin në katër komunat veriore të vendit tonë.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

KosovaNewss 16/04/2023 16/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së
18:59 -02/08/2026
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës
18:45 -02/08/2026
Osmani: Serbia ende po e fsheh vendndodhjen e rreth 1.600 personave të zhdukur
18:42 -02/08/2026
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?