KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph: Deklaratat e Vuçiqit janë të papranueshme, ai do të përfitonte më së shumti nëse mbahen zgjedhjet dhe ka incidente
Politikë

Joseph: Deklaratat e Vuçiqit janë të papranueshme, ai do të përfitonte më së shumti nëse mbahen zgjedhjet dhe ka incidente

KosovaNewss
KosovaNewss 18:03 -16/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori amerikan, Edward Joseph, i konsideron të papranueshme deklarimet e presidentit të Serbisë se nuk do të zbatojë të plotë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj që u arrit në Ohër. Eksperti i politikës së jashtme dhe njohësi shumë i mirë i Ballkanit, konsideron se Kosova e Serbia nuk janë afër marrëveshjes finale.

Në një intervistë për KosovaPress, Joseph deklaron se liderët e Kosovës duhet të mendojnë edhe për pasojat e mbajtjes së zgjedhjeve në veri të parapara të mbahen të dielën e ardhshme.

Ai thekson se Serbisë do t’i leverdiste nëse në veri do të ketë incidente dhe mospjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit.

“Çfarë do ta dëmtonte Kosovën, një lloj loje që dëshiron Serbia, të ketë një lloj konfrontimi, mendoni për atë se çfarë do të përfitonte më shumë Aleksandër Vuçiq. Ai do të përfitonte më së shumti nëse mbahen zgjedhjet dhe ka incidente”, thekson ai.

- Reklamë -

Profesori amerikan nga universiteti “Johns Hopkins”, Edward Joseph thotë për KosovaPress se marrëveshje e Ohrit është e rëndësishme, mirëpo ka shumë pengesa.

Eksperti për politikë të jashtme nuk beson se Kosova e Serbia janë afër marrëveshjes finale.

Ai thotë se gjërat do të ishin shumë ndryshe në kuptim pozitiv nëse të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian dhe ata të NATO-s do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

Për më tepër, Joseph thekson se Kosova nuk do të arrijë të anëtarësohet NATO dhe Bashkimin Evropian pa integrimin e plotë të serbëve.

Komente të parpanueshme i konsideron deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që thotë se nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Këto lloj komente janë krejtësisht të papranueshme, sepse sipas BE-së dhe SHBA-së, është ligjërisht e obligueshme”, deklaron profesori amerikan.

Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të marrëveshjes që u arrit në Bruksel, ani pse nuk pati nënshkrim të saj. Në kuadër të saj, palët u pajtuan për të miratuar deklaratën për personat e zhdukur. E po ashtu për të zbatuar nenin 7 që Kosova të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. /KP/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

KosovaNewss 16/04/2023 16/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?