KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vasfije ​Krasniqi: Është dëshpëruese, vetëm një i dënuar për dhunim seksual
Siguri

Vasfije ​Krasniqi: Është dëshpëruese, vetëm një i dënuar për dhunim seksual

Kosova News
Kosova News 13:44 -16/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi e konsideron dëshpëruese mosndëshkimin e kriminelëve serbë për dhunime seksuale gjatë luftës së fundit. Ajo deklaron se për krimet e kryera në Kosovë nga serbët, më shumë shqiptarët po ballafaqohen me burgim. Krasniqi thotë se gratë e burrat e mbijetuar nga ky krim nuk kanë guxim as të aplikojnë për njohjen e statusit, nga frika se do të identifikohen.

Gruaja e parë e cila foli publikisht për dhunimin seksual thotë se është e bindur se asnjëherë nuk do të gëzojë drejtësinë. Megjithatë, shprehet se ka forcën që zërin e saj ta ngre për të mbijetuarat e tjera.

“Lënda ime është tash lëndë e mbyllur, gjyqi suprem e ka marrë vendimin, pala-viktima nuk ka të drejtë të ankohet. Gjyqi suprem e ka marrë vendimin, ata kanë dal të lirë. Veç nëse shkojnë zinxhir të komandantëve, por sa unë jam në dijeni rasti është i mbyllur dhe nuk do të marrë unë drejtësi, por do të luftoj për të tjerat që të marrin drejtësinë e tyre”, deklaron Krasniqi.

24 vjet pas përfundimit të luftës, Vasfija përmend faktin se është vetëm një i dënuar për dhunim seksual në Kosovë. Ajo thekson se kjo është dëshpëruese për viktimat, të cilat një ditë presin drejtësi për rastin e tyre.

“Është shumë dëshpëruese se ne vetëm një e kemi në burgim dhe prej 20 mijë viktimave vetëm një e kemi në burgim. Të shikosh sa shqiptarët janë dënuar nëpër burgje prej lufte, ta bësh krahasimin me serbët sa janë nëpër burgje është numër i tmerrshëm”, shton ajo.

Data kur ajo përjetoi tmerrin, 14 prill, tashmë zyrtarisht njihet si Dita për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale.

“Ne e kemi prit një ditë të tillë që vuajtjet që kemi tejkaluar ne, sidomos unë me datën 14 prill, ne e kemi një ditë ta shndërrojmë në një gëzim, në një festë, me një memorial. Është një ditë shumë e veçantë për neve”, thotë Krasniqi për KosovaPress.

Vasfija, e cila në kohën kur u dhunua në vitin 1999 ishte 16-vjeçare, tregon se ka edhe shumë vajza të tjera të cilat u keqtrajtuan shumë më të reja se ajo.

“Ka rrëfime të ndryshme, unë kam shumë kontakte me femra të dhunuar, me meshkuj të dhunuar, rrëfimet janë të ndryshme. Ka prej tyre që kanë qenë shumë më të vegjël se unë. Unë kam qenë 16-vjeçare ka që kanë qenë nëntëvjeçare, shtatëvjeçare, por nuk i ka mbijetuar dhunës dhe ajo ka vdekur. Rrëfimet janë të tmerrshme”, shton ajo.

Teksa flet për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale, Krasniqi thotë se shumë prej të mbijetuarve janë ballafaquar me refuzim nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

“Statusi iu është refuzuar 233 personave deri më tash. Unë do të bëj çmos që të rishikohen ato prapë, që t’ju mundësohet atyre. Sepse nuk është një numër i madh, ne po themi që i kemi 20 mijë të lajmëruara, nuk janë as dy mijë ( që kanë aplikuar). Nuk është numër i madh për t’i refuzuar me atë numër aq të madh prej 233 personave”, thekson Krasniqi.

Krasniqi e cila ka rrëfyer historinë e saj edhe para Kongresit amerikan, deklaron se gratë ende përballen me stigmën se do të identifikohen.

“Ka vështirësi në aplikim, në procedura ka vështirësi. Edhe unë kam viktima që kanë folur kanë thënë që ne nuk guxojmë të lajmërohemi për shkak të burrit, për shkak të babës ose mendojnë që u del emri diku dhe për shkak të identifikimit nuk duan të lajmërohen askund”, tregon ajo.

Vasfije Krasniqi Goodman në tetor të vitit 2018, rrëfeu publikisht mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Kosova News 16/04/2023 16/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?