Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Baran të Pejës, të shtunën rreth orës 06:30 të mëngjesit ka ndodhur një rast vjedhje.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ankuesi ka raportuar se persona të panjohur në stallën e tij i kanë vjedhur tre gjedhe (lopë) në vlerë rreth 3 mijë e 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore.


