Nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses “Kursin e Liderit Luftarak në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Kështu bëri të ditur, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ai tha se programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve (NOF) nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes diplomuan edhe kursantët e kursit ‘’ Detyrat e shoferit – Patent Shoferi Ushtarak’’, gjenerata 01/2023.
Mehaj tha se kursantët u trajnuan për procedurat, mirëmbajtjen e automjeteve ushtarake, përdorimin automjeteve ushtarake , ngasjen e tyre në situata të ndryshme, dhe reagimin në raste emergjente.
“Ushtria jonë vazhdon të përgatitë vazhdimisht kuadro profesionale”, shkroi Mehaj.