Policia e Kosovës njofton se ka parandaluar mbajtjen e garave ilegale në autostradë.
Këtë thuhet se e ka bërë Njësia për Kontroll të Autostradave të Policisë.
“Gjatë patrullimit në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova” në kuadër të planit operativ “Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” në afërsi të fshatit Trudë ka hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës, me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale”, thuhet në një njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ndaj shoferëve janë shqiptuar shtatë (7) gjoba për ndalje të parregullt në autostradë.


