KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon edhe Tahiri i AAK-së: Serbia nuk mund t’i vendosë kushte Kosovës, kjo ka përfunduar më 1999
Politikë

Reagon edhe Tahiri i AAK-së: Serbia nuk mund t’i vendosë kushte Kosovës, kjo ka përfunduar më 1999

Kosova News
Kosova News 13:57 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Serbia nuk mund t’i vendosë kushte Kosovës, kjo kohë ka përfunduar më 1999”.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që “si parakusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Tahiri ka thënë se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia as për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në veri.

“Agjenda e Qeverisë së Serbisë është e hapur, armiqësore, me synime destabilzuese dhe dashakeqëse, ata po i presin gabimet tona, duhet të jetë i kujdeshëm Kurti dhe Qeveria jonë, të mos krijojë alibi te ndërkombëtarët. Serbia nuk mund t’i vendosë kushte Kosovës, kjo kohë ka përfunduar në 1999. Duhet të përmirësohet diskursi ynë në raport me ndërkombëtarët”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se AAK-ja nuk do të votojë për asnjë marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend, nëse nuk adresohet problemi i të hyrave vetanake të komunave.

“AAK nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare deri sa të marrë fund kjo punë, pasi ka kaluar ligji për buxhet, që të hyrat vetanake të shfrytëzohen nga komunat”.

Ai ka kërkuar që të rritet edhe paga minimale.

“Paga minimale vazhdon të jetë 170 euro, nuk ka asnjë lëvizje, pagën minimale urgjentisht për sektorin privat ta sjellin në Kuvend dhe ta rrisin. Pagat e punëtorëve të trajtohen më mirë dhe të rritet paga minimale”.

Konjufca: Kosova s’mund të kushtëzohet nga Serbia për zgjedhjet ne veri – Nuk kemi kurrfarë obligimi për Asociacionin

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?