KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNj: Marrëveshja për trafikim të të burgosurve me Danimarkën, diskriminuese dhe raciste
PolitikëSiguri

KMDLNj: Marrëveshja për trafikim të të burgosurve me Danimarkën, diskriminuese dhe raciste

KosovaNewss
KosovaNewss 11:23 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi ka thënë se marrëveshja për trafikim të të burgosurve me Danimarkën është diskriminuese dhe raciste.

“Prej kohës kur është nënshkruar marrëveshja midis Danimarkës dhe Kosovës, autoritetet daneze kanë pasur kohë të mjaftueshme sikur edhe mundësi të mëdha materiale ta ndërtojnë një burg në Danimarkë apo të përshtatin një objekt ku do t’i vendosnin të dënuarit, asnjëri nga ta shtetas i Danimarkës. Por qëllimi është se qartazi nuk duan të merren me ta prandaj ua shesin Kosovës për një afat 10 vjeçar, me një kompensim 210 milionë euro që kur të përpjesëtohet dhe hiqen investimet del të jetë një shumë e papërfillshme”, thuhet në komunikatën për media.

Ky këshill tha se me këtë marrëveshje humbësit më të mëdhenj do të jenë personat e privuar nga liria në Kosovë.

“Me këtë marrëveshje humbësit më të mëdhenj do të jenë personat e privuar nga liria në Kosovë që, as përsëafërmi nuk do të trajtohen sikur të burgosurit e importuar nga Danimarka, në asnjë aspekt.  Në aspektin afatgjatë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të jetë humbës i padiskutueshëm sepse për shkak të dallimeve jonormale të trajtimt brenda një sistemi unik juridik të një vendi, këta do të përballen me revolten e të dënuarve vendas”.

- Reklamë -

“Pastaj, të burgosurit nga Burgu i Gjilanit duhet të vendosen në qendra të tjera që e ruajtjen e një mjedisi social përmes vizitave dhe takimeve me familjarë. Brenda SHKK –së, nuk po ka guxim të kundërshtohet kjo marrëveshje shkaku se mund t’i humbin vendet e punës sikur që në skenë tani është një garniturë karrieristësh që nuk marrin fare vesh me punën e Shërbimit Korrektues prandaj po favorizojnë bashkëpunëtorë me një të kaluar aspak të mirë e që shumë e kanë dëmtuar Shërbimin Korrektues të Kosovës, i cili, përkundër ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, ka qenë shërbim shumë i mirë dhe i suksesshëm, krahasuar me vendet e rajonit. Tash, ndërhyrjet politike në punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës janë kapitale”, thuhet në njoftim.

KMDLNj ka thënë se të burgosurve që do të vendosen, siç thuhet në njoftim, dhunshëm në Kosovë nga Danimarka do t’iu shkelen të drejtat e njeriut.

“Të burgosurve që do të vendosen dhunshëm në Kosovë nga Danimarka do t’iu shkelen të drejtat e njeriut duke filluar nga trajtimi në baza raciste që ua bëjnë autoritetet daneze. Në Kosovë do të përballen me probleme të vizitave sidomos për fëmijët e tyre dhe anëtarët e moshuar të familjes. Do të kenë probleme të trajtimit të rasteve të rënda shëndetësore të cilat nuk do të trajtohen brenda Burgut të Gjilanit. Do të kenë problem të komunikimit me stafin sikur edhe të përshtatjes në një mjedis tjetër social. Do të jetë problem i shfrytëzimit të beneficioneve  dhe probleme tjera”, thuhet në njoftim.

Tutje, ky këshill është shprehur se e fuqishëm këtë marrëveshje.

“KMDLNj e kundërshton fuqishëm këtë marrëveshje dhe, në një kohë të përshtatshme do t’i drejtohet të gjitha organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut sikur edhe autoriteve daneze. Vota për këtë Marrëveshje është votë për racizmin dhe për diskriminimin e personave të privuar nga liria. Prandaj, analizojeni mirë këtë marrëveshje, sidomos pasojat që do të jenë të pashmangshme për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe për të privuarit dhe të dënuarit kosovarë. Nëse votohet kjo marrëveshje, atëherë do të jetë legalizim i Zajednicës daneze në sistemin Korrektues të Kosovës  ku do të kemi dy sovranitete korrektuese brenda një shteti të vetëm”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

KosovaNewss 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?