Feyenoord ka shënuar fitore ndaj Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.
Klubi holandez fitoi me rezultat minimal 1-0.
Fitoren Feyenoordit ia solli goli i Mats Wieffer në minutën e 54-të.
Para pësimit të golit, Roma kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi por Pellegrini nuk arriti të shënoj nga penalltia në minutën e 43-të.
Se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale do të mësohet javen e ardhshme e cila zhvillohet më 20 prill në ”Stadio Olimpico”.


