KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kujton dëshmorët Bekim Gashi e Dalip Behra nga Krusha e Madhe
Politikë

Kryeministri Kurti kujton dëshmorët Bekim Gashi e Dalip Behra nga Krusha e Madhe

Kosova News
Kosova News 13:38 -13/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot mbushen 24 vite nga 13 prilli i vitit 1999, kur në Krushë të Madhe, ranë dëshmorë Bekim Gashi dhe Dalip Behra.

Atë kohë, Bekimi ishte vetëm 23 vjeçar, kurse Dalipi ishte 38 vjeçar. Pas masakrës së kryer nga forcat serbe mbi fshatarët e Krushës së Madhe, ku u vranë mbi 240 fshatarë, Bekimi dhe Dalipi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve.

 Me këtë rast, kryeministri i vendit Albin Kurti duke i  kujtuar dëshmorët  tha se ata me veprat e tyre i përjetësuan edhe emrat në historinë e çlirimit të Kosovës.

“Në këtë përpjekje, ata ranë në një pritë të forcave serbe dhe pas luftimesh me ta, Bekimi dhe Dalipi ranë dëshmorë, duke u përjetësuar me veprat dhe emrat e tyre në historinë e çlirimit të Kosovës. Fati i Bekimit dhe i Dalipit nuk mund të ishte ndryshe. Sepse Dalip Isuf Behra (1962) nga Krusha e Madhe, kishte qenë shumë aktiv në demonstrata dhe i ishte bashkuar herët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke sjellur armatime nga Shqipëria dhe duke marrë pjesë në luftimet e Brigadës 124 të Zonës Operative të Pashtrikut. Ngjashëm, Bekim Ismet Gashi (1976) kishte qenë aktiv në jetën kulturore dhe sportive të kohës, derisa dalja publike e UÇK-së i hapi rrugë t’i linte studimet në Universitetin e Prishtinës, për t’u mobilizuar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u caktua zëvendëskomandant i Policisë Ushtarake në Brigadën 124. Bekimi e kishte në formimin dhe përvojën e tij familjare, shembullin e babait të tij Ismet Gashit, dhe nëpërmjet babait frymëzimin e vetë ideologut politik kombëtar Profesor Ukshin Hotit, shoqërues i të cilit ishte baca Ismet.  Lavdi dëshmorëve Bekim Gashi dhe Dalip Behra si dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 13/04/2023 13/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?