Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person me dyshimin për dhunim në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ai dyshohet se ka dhunuar një të mitur në një hotel.
Vajza është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Prishtinë 12.04.2023-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


