Skuadra e Milanit po tregon se tradita flet shumë në Ligën e Kampionëve.
Rosonerët shënuan fitore në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit me rezultat minimal 1-0, e cila u zhvillua në ”San Siro”.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Ismael Bennacer në minutën e 40-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 18 prill në stadiumin ”Diego Armando Maradona”.


