KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”
BotëTeknologji

Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”

Kosova News
Kosova News 17:18 -12/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Radioja Kombëtare Publike (NPR), me seli në Uashington të SHBA-së, ka bërë të ditur se do të largohet nga platforma Twitter.

Largimi do të bëhët shkaku i vendimeve të fundit të marra nga ky rrjet social nën pronësinë e Elon Muskut për ta identifikuar radion me disa etiketime, të cilat mediumi konsideron se kanë qëllim t’ia dëmtojnë besueshmërinë në publik.

“Llogaritë organizative të NPR-së nuk do të jenë më aktive në Twitter sepse platforma po ndërmerr veprime që minojnë besueshmërinë tonë duke lënë të kuptohet në mënyrë të rreme se ne nuk jemi të pavarur”, tha organizata e lajmeve përmes një deklarate të mërkurën, më 12 prill.

Javën e kaluar, Twitter etiketoi llogarinë kryesore të NPR si “media e lidhur me shtetin”, emërtim që përdoret për t’i identifikuar edhe mediumet që kontrollohen ose ndikohen shumë nga qeveritë autoritare.

Twitter më vonë e ndryshoi etiketën në “media e financuar nga qeveria”, me të cilën e etiketoi të paktën edhe një medium tjetër publik, atë britanik BBC.

“Ne nuk e vendosim gazetarinë tonë në platforma që kanë treguar interes për ta minuar besueshmërinë tonë dhe perceptimin e publikut për pavarësinë tonë editoriale”, thuhet në deklaratën e NPR.

Shefja për komunikim publik e NPR, Isabel Lara, tha në një email se “gazetarët dhe punonjësit e NPR do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të qëndrojnë në platformë, njësoj si stacionet anëtare të NPR pasi ato janë nën pronësi të pavarur dhe operohen në mënyrë të pavarur”.

NPR merr fonde nga qeveria e SHBA-së përmes granteve nga agjencitë dhe departamentet federale, së bashku me Korporatën për Transmetim Publik. Kompania ka thënë se kjo përbën më pak se 1 për qind të buxhetit vjetor operativ të NPR/rel

Gjithashtu lexoni:

Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Putini refuzon të takohet me Zelenskyn

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Kosova News 12/04/2023 12/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikur si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica
13:29 -17/05/2025
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë
13:03 -17/05/2025
Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte
13:02 -17/05/2025
Macron: Uroj që javët e ardhshme të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi
12:47 -17/05/2025
`Dita kundër homofobisë`, Guerot vendos në ambasadë flamurin e LGBT+
12:27 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?