Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ndaluar 10 persona për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të prokurorisë, ku thuhet se gjatë kësaj periudhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dy të dyshuar, në dy raste të ndara
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person.


