Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka njoftuar të mërkurën se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ka shkruar se është i detyruar ta anulojë vizitën e planifikuar në Kinë.
“Po ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, ka shkruar ai.
Borrell u pat infektuar me COVID-19 edhe në vitin 2022.


