KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada amerikane, Dodikut: Nuk rrimë duarkryq nëse ndez një konflikt në Bosnje
Rajon

Ambasada amerikane, Dodikut: Nuk rrimë duarkryq nëse ndez një konflikt në Bosnje

KosovaNewss
KosovaNewss 23:37 -11/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada amerikane në Sarajevë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në reagim thuhet se këto deklarata të Dodik janë kundër Marrëveshjes së Daytonit, dhe si të tilla, të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

 “Retorika separatiste e Milorad Dodik dhe kërcënimet për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina janë anti-Dayton, të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për integrimin e BiH në institucionet euro-atlantike”, thuhet në reagim.

Tutje ambasada amerikane thotë se sipas kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës nuk ka të drejtë një entitet apo ndonjë njësi tjetër nënshtetërore të shkëputet.

- Reklamë -

“Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse Milorad Dodik bënë veprime për të ndezur një tjetër konflikt në Bosnje-Hercegovinë. Shtetet e Bashkuara, ashtu siç kanë bërë për gati 30 vjet, do të veprojnë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetin dhe karakterit multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”, thuhet në reagimin e ambasadës, raporton Gazeta Express.

“Retorika dhe kërcënimet e Milorad Dodik janë një përpjekje për të shpërqendruar nga problemet reale me të cilat përballen banorët e Republika Srpska: fushata e vazhdueshme e qeverisë për të hequr liritë themelore; dështimi për të adresuar rritjen e çmimeve për ushqim, strehim dhe transport; dhe përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur të ardhmen e Republika Srpska përmes huamarrjes së papërgjegjshme të qeverisë”, thuhet në vazhdim.

Gjithashtu, ambasada i është referuar edhe kërcënimit të Dodik për të shkëputur marrëdhëniet e bashkëpunimit me NATO-n.

“Sa i përket kërcënimit të Milorad Dodikut se do të ndërpresë bashkëpunimin me NATO-n, do t’i kujtojmë se Ligji për Mbrojtjen e vitit 2005 i detyron autoritetet e nivelit shtetëror të kryejnë aktivitetet e nevojshme për anëtarësimin e Bosnjë-Hercegovinës në NATO. Kjo përfshin mbështetjen e një partneriteti dhe bashkëpunimi të fortë me NATO-n. Milorad Dodik nuk ka autoritet për të pezulluar ose ndryshuar në mënyrë të njëanshme këtë apo ndonjë ligj tjetër”, thuhet në fund

Gjithashtu lexoni:

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic

Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet

Rasti i Zvërnecit, Rama: Mediat greke “u bënë njësh” me protestuesit

KosovaNewss 11/04/2023 11/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?