KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Federata serbe mundohet ta gënjejë UEFA-n, nuk i tregon që organizon gara ilegale në Kosovë
Sport

Federata serbe mundohet ta gënjejë UEFA-n, nuk i tregon që organizon gara ilegale në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:51 -10/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Futbollit e Serbisë i është drejtuar me letër UEFA-s për garat ilegale të saj në territorin e Kosovës. Letra i është drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, ndërsa është firmosur nga presidenti i federatës serbe, Dragan Gjajiq dhe sekretari i përgjithshëm, Jovan Shurbatoviq.

Por përmes letrës nuk është treguar realiteti në terren, përkatësisht fakti që garat e serbëve lokalë në Kosovë organizohen nga Federata e Futbollit e Serbisë. Dhjetë ditë më parë nisi e ashtuquajtura Ligë e Anamoravës, ku xhiron e parë e zhvilluan dhjetë ekipe të serbëve.

Është kjo një prej ligave qarkore të Federatës së Futbollit të Serbisë, që në Kosova është ilegale. Pas fillimit të kësaj lige reagoi FFK-ja, ndërsa më pas Policia e Kosovës mori vendim që të ndalojë garat ilegale sportive në territorin e Kosovës. Xhiroja e dytë e të ashtuquajturës Ligë e Anamoravës, e planifikuar për të shtunën e të dielën, nuk u zhvillua. Federata e Futbollit e Serbisë ka premtuar përkrahje maksimale për të ashtuquajturën Federatë e Futbollit e Kosovës dhe Metohisë dhe të hënën ka nisur letrën në UEFA. Letra natyrisht nuk paraqet realitetin. E ashtuquajtura Federatë e Futbollit e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Federatës së Futbollit të Serbisë. Në Kosovë funksionon ilegalisht, shkruan koha.

“Me brengosje të madhe ju njoftojmë që autoritetet e përkohshme në Prishtinë në ditët e kaluara bënë presion ilegal dhe johuman në klubet e futbollit që kanë selinë në krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë dhe anëtarët e të cilave janë të nacionalitetit serb”, shkruan në letrën e Federatës së Futbollit të Serbisë. Federata e shtetit fqinj ka shkruar tutje se: “institucionet e përkohshme në Prishtinë frikësojnë futbollistët dhe punëtorët sportivë të nacionalitetit serb duke i ndaluar të ushtrojnë në stadiumet e tyre dhe të organizojnë gara të nivelit lokal. Këto kërcënime janë të natyrës që futbollistëve, trajnerëve dhe drejtuesve të klubeve u rrezikohet e drejta e njeriut për punë e po ashtu e drejta për marrje me futboll dhe liria për t’u shoqëruar në klube sportive”. Në letër nuk është shkruar që garat organizohen nga Federata e Futbollit të Serbisë, që është shkelja kryesore. Është përsëritur disa herë që garat janë lokale, pa u saktësuar se kush i organizon ato. Federata e Futbollit e Serbisë ka kërkuar nga UEFA që të marr masa për të ndaluar veprimet e autoriteteve të Kosovës.

- Reklamë -

Madje letra ka edhe dozë kërcënimi.

“Kërkojmë ndihmën tuaj pasi duam që me kohë të shmangim përshkallëzimin e problemit dhe eskalimin e dhunës eventuale që mund të provokohet nga veprimet ilegale të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, shkruan tutje në letër. Federata e Futbollit e Serbisë ka shkruar se do të qëndrojë në krah të serbëve në Kosovë dhe se nuk do të heq dorë nga mbrojtja e të drejtës për të stërvitur dhe për të luajtur futboll në komunitetin lokal. Në fakt FFK-ja dhe federatat tjera sportive kosovare vazhdimisht bëjnë përpjekje për të integruar komunitetin serb në sistemin sportiv të Kosovës. Por kjo është refuzuar vazhdimisht, ndërkohë që federatat sportive të Serbisë kanë shtrirë rrënjët në të gjitha pjesët e shtetit të Kosovës ku ka serbë. Letra drejtuar UEFA-s më shumë mund të jetë për konsum të brendshëm në Serbi se që mund të prodhojë ndonjë efekt.

Gjithashtu lexoni:

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia

Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Muriqi drejt rikthimit të madh te Fenerbahçe, menaxheri udhëton në Mallorca për ta mbyllur marrëveshjen

Hajdari: Jam përballur me kërcënime pasi e zgjodha Kosovën

KosovaNewss 10/04/2023 10/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?