KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqetësuese pirja e duhanit nga të rinjtë e sidomos nga gjinia femërore
Siguri

Shqetësuese pirja e duhanit nga të rinjtë e sidomos nga gjinia femërore

KosovaNewss
KosovaNewss 11:18 -10/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë për Radio Kosovën se ligji kundër duhanit është zbatuar që nga miratimi i tij, por sfiduese për ta ka qenë pasi që inspektoratet e tjera nuk u kanë ndihmuar që ta bëjnë zbatimin e këtij ligji.

Ndërsa nga zyra e OBSH-së në Kosovë kanë thënë për Radio Kosovën se fillimi i zbatimit të  ligjit është një hap pozitiv për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës.

Në Kosovë rreth 33 për qind e qytetareve janë duhanpirës, dhe  ajo çka është me shqetësuese është sepse pirja e duhanit nga gjinia femërore  është rritur kohët e fundit në krahasim me të kaluarën. Ndërsa fillimi i konsumit të duhanit fillon nga të rinjtë e moshës 17 vjeçare dhe me theks të veçanet niset nga femrat dhe kjo, është tejet shqetësuese, ka thënë për Radio Kosovën kryeinspektori Sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ibrahim Tërshnjaku.  Ai thotë se  Ligji për Kontrollin e Duhanit,  është zbatuar në maksimum, por që nuk  patën përkrahjen e inspektorateve të tjera.

 “Por një ndër sfidat më të mëdha është kur mbetesh vetëm. Është jashtëzakonisht problematike, sepse inspektoratet e tjera nuk na ndihmuan që ta zbatojmë këtë ligj dhe ta fuqizojmë. Ta rrisim vetëdijen shoqërore të kësaj shoqërie duke pasur për bazë edukimin bazik shëndetësor i cili është parametri kryesor për ta funksionalizuar një ligj”, ka thënë Tershnjaku.

Tershnjaku, tutje thotë se aktualisht i ka 49 inspektorë aktivë në gjithë territorin e Kosovës, dhe se kanë bërë kërkesë për rritjen e inspektorëve sepse janë në mungesë të tyre. Ndërsa Oleksandr Martynenko, udhëheqës i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë  për Radio Kosovën se Kosova duhet ta zbatojë ligjin kundër duhanit në hapësira publike, në mënyrë që të mos ketë pasoja shëndetësore për qytetarët.

 “Një zhvillim tjetër pozitiv që ka ndodhur rishtazi është fillimi i zbatimit të ligjit për parandalimin e duhanit në hapësira publike. Ky ligj ekziston që 10 vite. Ky ligj është shumë i rëndësishëm që të zbatohet dhe të mos pihet duhani në hapësirat publike, në mënyrë që të mos ketë pasoja shëndetësore si për ata që e pinë duhanin, po ashtu edhe për ata që nuk janë konsumues të tij, që të mos  sëmurën nga kanceri dhe të kenë një jetë të shëndetshme”, ka thënë     Martynenko

Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse tymoset duhan në hapësirat ku është e ndaluar me ligj, për subjektet afariste gjoba është nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa për personin fizik 30 deri në 50 euro.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

KosovaNewss 10/04/2023 10/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë
18:52 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?