KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Messi pret telefonatën e Laporta-s për t’u ulur, rikthimi në Barcelonë nuk varet vetëm nga dëshira e palëve
Sport

Messi pret telefonatën e Laporta-s për t’u ulur, rikthimi në Barcelonë nuk varet vetëm nga dëshira e palëve

Kosova News
Kosova News 12:52 -09/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lionel Messi u rikthye protagonist me PSG-në, duke shënuar golin e radhës, me skuadrën që mori tri pikë në transfertë. Por kjo nuk do të thotë se ai do të qëndrojë në Paris. Rikthimi i mundshëm në Barcelonë këtë verë ka ndezur shumë entuziazëm në mesin e tifozëve.

Rikthimi i tij në “Camp Nou” shihet si shumë i mundshëm për faktin se ylli argjentinas nuk ka pranuar ende që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain. Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, pengesa kryesore për rikthimin e Messit është aspekti financiar.

As Barcelona dhe as 35-vjeçari nuk duan të marrin një rrezik që më pas mund të çojë në mos regjistrimin e lojtarit. Kjo kishte ndodhur në gusht të vitit 2021. Dhe, as presidenti i Barçës, Joan Laporta dhe as Messi nuk duan ta përsërisin atë përvojë.

Në fund të shkurtit, Laporta u takua me Jorge Messin, babain e Leos, në Barcelonë. Futbollisti tani shpreson që ai do ta kontaktojë personalisht për të diskutuar një rikthim të mundshëm.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shpreson se Laporta do të ndërmarrë hapin për të folur drejtpërdrejt me të për të rregulluar sadopak raportet mes tyre.

Përshëndetja mes të dyve ishte shumë e ftohtë më 8 gusht 2021, kur u bë e ditur se Messi po largohet. Ata as nuk u përshëndetën më 27 shkurt në Salle Pleyel, ku ata ishin prezent në ceremoninë e më të mirëve të FIFA-s.

Në anën tjetër, stafi i trajnerëve të Barcelonës tashmë po planifikojnë punën e tyre duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm të argjentinasit. Messi është në kontakte të shpeshta me Xavin dhe trajneri tashmë i ka thënë sulmuesit se cili do të ishte roli i tij nëse ai rikthehet.

Barcelona thuhet se do t’i ofrojë Messit një kontratë njëvjeçare nëse La Liga miraton lëvizjen. Javë më parë u konfirmua nga zëvendës-presidenti i klubit, Rafa Yuste, se ka kontakte mes palëve, por jo edhe diçka konkrete rreth rikthimit të mundshëm të “pleshtit”.

Edhe Paris Saint-Germaini i ka ofruar fituesit të Kupës së Botës kontratë të re, por që ende nuk është pranuar. Messi me parisienët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Gjithashtu lexoni:

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës

Kosova News 09/04/2023 09/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?