KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AAK-ja kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive
Politikë

AAK-ja kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive

Kosova News
Kosova News 10:14 -09/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon nga kryeministri Albin Kurti garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe mos të ketë kompetenca ekzekutive.

Në partinë opozitare të Ramush Haradinajt i mirëpresin kushtet e vendosura për Asociacionin, por thonë se janë më hezitues ndaj deklarimeve të pushtetit, andaj konsiderojnë se duhet të merren për bazë më shumë zotimet amerikane, ku potencohet se nuk do të lejojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet një pushtet i tretë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për KosovaPress se e kanë përkrahur marrëveshjen bazë me Serbinë, por shton se duhet kujdes në aneksin e zbatimit që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.

“Po kërkojmë garanci që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, të mos ketë një pushtet të tretë në Kosovë dhe të respektohet Kushtetuta. Është një verdikt i Gjykatës Kushtetuese dhe këtë po e kërkojmë. Në parim ne si parti opozitare e kemi përkrahur planin franko-gjerman dhe gjithmonë kemi kërkuar që mos të ketë dialog teknik, por të kalohet në dialog politik dhe të trajtohen çështjet. Shpeshherë ne hezitojmë në atë çka e thonë nga pushteti, por unë shpesh herë besoj në atë se çka e thonë zyrtarët amerikanë se nuk do të lejojnë të ketë pushtet të tretë, që nuk do të lejojnë që Asociacioni të jetë me kompetenca ekzekutive dhe që destabilizon Kosovë, po ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, thotë ajo.

Deputetja opozitare e sheh si të dobishme edhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ajo kërkon që takimin e radhës të nivelit të lartë të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit me dhunë.

“Le të nënshkruhet ajo, pasi është mëkat për familjarët e të pagjeturve që edhe 24 vjet pas luftës nuk e kanë një vend ku të vendosin një buqetë me lule për familjarët e vet. Kjo është një plagë e hapur që duhet të mbyllet, por mirë që është edhe një komision monitorues tre palësh që i monitoron zbatimin e këtyre marrëveshjeve që po arrihen. Tash nëse nuk e zbaton Kosova le të sanksionohet Kosova, por nëse nuk e zbaton Serbia të ndëshkohet ajo dhe të hiqen këto standardet e dyfishta”, potencon Kadrijaj.

Në anën tjetër, Kadrijaj rendit ato, të cilat i quan dështime të Kosovës në politikën e jashtme.

“Ne po e shohim se nuk kemi asnjë njohje të re, nuk kemi asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, cilat janë avancimet, çka ka përfituar Kosova në politikën e jashtme. Anëtarësimin as në Këshillin e Evropës nuk kemi mundur të bëjmë me gjithë këtë lobim që e kanë bërë edhe delegacioni i Kuvendit. Një performancë e mirë bazohet në rezultate dhe jo fjalë. Në fakt cili është rezultati apo perforamnca e Kosovës, pasi edhe është dobësuar subjektiviteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare, qoftë me veprimet të pamatura në veri, mosdakordimin me aleatët tanë”, thekson ajo.

Ndërkaq, në dyvjetorin e punës së Qeverisë Kurti, Kadrijaj thotë se s’ka asnjë rezultat konkret, ku mund të theksohet puna e tyre.

“Në total nuk ka qenë e mirë, kisha pas dëshirë që me pas rezultate konkrete kjo qeveri, edhe pse jam opozitë. Por, puna e mirë shihet me rezultate konkrete, të cilat në fakt nuk i kemi. Ka rritje të çmimeve, tash prapë rritje të energjisë elektrike. Unë mendoj se kjo qeveri ka qenë edhe qeveri konfliktuoze, me gjitha kategoritë ka nxitur konflikt siç është rasti edhe me pagën minimale”, përfundon ajo.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë kësaj jave ka thënë se kanë pesë kritere që sipas tij, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë nuk do të jetë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Mes tjerash, ai ka përmendur harmonizimin me marrëveshjet e vitit 2013-2015, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 për statutin e Asociacionit dhe një letër të ish shefes së diplomacisë së BE-së, Frederica Moghereni, ku zotohet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Kosova News 09/04/2023 09/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
09:33 -15/06/2026
SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?