KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A mund të ishte shmangur themelimi Speciales? Nurellari: Presioni i ishte i jashtëzakonshëm, na u “ngri” UNESCO
Politikë

A mund të ishte shmangur themelimi Speciales? Nurellari: Presioni i ishte i jashtëzakonshëm, na u “ngri” UNESCO

Kosova News
Kosova News 20:40 -08/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën e Posaçme të Hagës ka nisur para disa ditësh gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi.

Ndërsa sytë e shqiptarëve janë në Hagë, është ngritur sërish pyetja: A mund të shmangej ngritja e Gjykatës Speciale?

I ftuar në “Intervistë” me Merita Haklajn, Adri Nurellari, ish-këshilltar i Thaçit dhe Veselit shpjegon se presioni në atë kohë ishte tepër i madh si nga brenda vendit, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

Nurellari kujton se ndërsa qeveria kishte për të votuar Gjykatën në qershor dhe votimi po vonohej, pati një “ngrirje” të procesit të anëtarësimit në UNESCO.

Ai përmend një “perde ftohtësie” nga ndërkombëtarët që sipas Nurellarit ishte një kërcënim i vërtetë.

“Nga një anë ishte rreziku për të dëmtuar Kosovën dhe për të lënë përshtypjen sikur po fsheh diçka dhe nga ana tjetër ishte edhe presioni i jashtëzakonshëm i brendshëm,” u shpreh ai.

Nurellari shpjegon se ngritja e gjykatës ishte një akt i jashtëzakonshëm sakrifice që rrëzoi edhe disa pretendime që ishin ngritur nga faktorë të brendshëm aso kohe.

“U rrëzua pretendimi se këta po e bëjnë gjykatën por nuk do të jenë vetë. Ose kanë bërë dialogun sepse po rrezikoheshin nga gjykata. Kjo është më e diskredituara, gjykata e pengoi Thaçin për dialogun. Aktakuza u dha kur Thaci po shkonte në SHBA.”

Duke u kthyer në zanafillën e çështjes, Nurellari theksoi se vigjilenca pas shpalljes së pavarësisë duhej të kishte qenë e lartë pasi pikërisht në atë kohë ndodhen ngjarje që do të rezultonin me pasoja në të ardhmen.

Më konkretisht, ai i referohet botimit të librit të Carla Del Ponte-s në prill të vitit 2008 dhe për raportin e Dick Marty-t.

“Dalldia dhe neglizhenca jonë në kuadër të festës bënë që të na dukeshin si çështje periferike.”

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 08/04/2023 08/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?