KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lavrov e ndërlidh paqen në Ukrainë me një ‘rend të ri botëror’
Botë

Lavrov e ndërlidh paqen në Ukrainë me një ‘rend të ri botëror’

KosovaNewss
KosovaNewss 20:36 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Negociatat për paqe në Ukrainë janë të mundshme vetëm nëse synojnë vendosjen e një “rendi të ri botëror” pa dominimin amerikan, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një udhëtimi në Turqi të premten.

“Ajo që duhet të diskutohet është se në çfarë do të bazohen parimet e rendit të ri botëror, për të cilin ne të gjithë kemi nevojë.”, tha ai.

Lavrov shtoi se në vend të një rendi botëror të njëanshëm, “Rusia së bashku me shumicën dërrmuese të shteteve të tjera po avokon që rendi i ri botëror të bazohet në parimet e Kartës së OKB-së, të cilat, e theksoj edhe një herë, janë shkelur drejtpërdrejt nga Perëndimi kolektiv”.

Lavrov vizitoi Ankaranë për tw biseduar me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu rreth marrëveshjes së grurit të korrikut 2022 që lejoi zhbllokimin e pjesshëm të porteve dhe eksportimin e produkteve bujqësore nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi.

Moska fajëson vendet evropiane për injorimin e një pjese të marrëveshjes për eksportet ruse të grurit. Lavrov thotë se nevoja për këtë marrëveshje mund të rivlerësohet nëse vendet perëndimore nuk i rishikojnë sanksionet e tyre ndaj eksporteve ruse.

Turqia, anëtare e NATO-s, po përpiqet të bindë Rusinë dhe Ukrainën që të rifillojnë bisedimet e paqes, duke shpresuar të bazohen në përpjekjet diplomatike të bëra vitin e kaluar.

“Megjithë ndërlikimin e situatës ndërkombëtare, dialogu politik ruso-turk, kryesisht në nivel të krerëve të dy shteteve, vazhdon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse të lëshuar para fillimit të vizitës së Lavrov.

Ministria e Jashtme ruse tha se ishte dakord të zgjaste marrëveshjen e grurit “si një gjest i vullnetit të mirë për 60 ditë të tjera”.

Turqia ka kërkuar një shtyrje prej 120 ditësh, në përputhje me marrëveshjen fillestare. Ukraina është një nga prodhuesit kryesorë të grurit në botë.

Marrëveshja e negociuar nga Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara në korrik 2022 ka lejuar deri më tani eksportin e më shumë se 25 milionë tonë drithë.

Diplomacia midis Turqisë dhe Rusisë mbetet e qëndrueshme. Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan mbajnë raporte të ngushta, qoftë me telefon ose në takime kokë më kokë.

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja pezullon ndihma të fuqishme ushtarake për Ukrainën

Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë

Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit

Ekspozitë në Parlamentin e BE-së mbi mizoritë – eurodeputetët grekë dhe polakë kërkojnë dëmshpërblime

Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë

KosovaNewss 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?