Një djalosh 11-vjeçar po dyshohet se është përfshirë në vrasjen e një 10-vjeçareje në një institucion të fëmijëve në Wunsiedel të Bavarisë, shkruan Bild të premten.
Rezultatet e provave tregojnë për përfshirjen e djaloshit 11-vjeçar, i cili po ashtu qëndronte në të njëjtin institucion, ka thënë prokuroria të premten.
Duke qenë se 11-vjeçari nuk mban përgjegjësi penale, si masë parandaluese është vendosur në një ambient të sigurt.
Vajza 10-vjeçare u gjet e pajetë të martën në dhomën e saj. Në bazë të plagëve, prokuroria pretendoi menjëherë se bëhet fjalë për vrasje.


